DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 1 mijë e 600 të rinj votojnë për herë të parë për balotazhin e 9 nëntorit

8 Nëntor 2025
A A
Mbi 1 mijë e 600 të rinj votojnë për herë të parë për balotazhin e 9 nëntorit
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, i cili mbahet më 9 nëntor 2025. Numri total i votuesve brenda vendit është 1.316.672, ndërsa 29.725 qytetarë do të votojnë jashtë Kosovës.

Komunat më të populluara me votues janë Prishtina me 222.418, Prizreni 188.971, Gjakova 121.821, Peja 120.244 dhe Gjilani 107.892. Sa i përket diasporës, Suhareka kryeson me 3.325 votues, ndjekur nga Prizreni me 2.870 dhe Dragashi me 2.770, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Për këtë balotazh, KQZ do të hapë 507 qendra votimi dhe 1.628 vendvotime të rregullta, si dhe 18 qendra dhe 20 vendvotime me kushte.

1.690 votues do të hedhin votën për herë të parë.

Ndërkohë, 1.147 qytetarë janë larguar nga lista për shkak të vdekjes ose humbjes së shtetësisë.

Raundi i dytë zhvillohet në të gjitha komunat ku më 12 tetor askush nuk arriti mbi 50% të votave. Zgjedhjet e 9 nëntorit nuk janë vetëm një betejë për pushtet, por edhe një provë për maturinë demokratike të Kosovës dhe angazhimin e të rinjve në procesin politik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 698)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com