DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

NISMA e rikonfirmon: S’kemi votë për Konjufcën, u mandatua në mënyrë joligjore nga Osmani

7 Nëntor 2025
A A
NISMA e rikonfirmon: S’kemi votë për Konjufcën, u mandatua në mënyrë joligjore nga Osmani
Share on Facebook

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se subjekti ku bënë pjesë nuk ka votë për Glauk Konjufcën që të bëhet kryeministër e të formojë qeverinë e re.

“Pse NISMA nuk e voton Konjufcën tashmë është e ditur për opinionin – ne nuk e votojmë Glauk Konjufcën pasi jo ligjërisht është i nominuar edhe nga vetë Presidentja, për të gjithë ne është e papranueshme ky hap i bërë nga presidentja dhe pjesa tjetër edhe para se të vijmë tek situata e të mandatarit mendojmë se Kuvendit deri këtu është në shkelje ligjore”, u shpreh Krasniqi.

Mes tjerash, Krasniqi e pranoi se vendi është në një situatë të vështirë, por shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka treguar joseriozitet për çka e fajëson për situatën politike që sipas saj është në dëm të të gjithë qytetarëve të vendit.

“Situata është e pakëndshme dhe në dëm të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kjo është shqetësuese për ne si deputetë dhe subjektin tonë politik, me të gjitha përpjekjet që ka bërë Limaj për krijimin e institucioneve si dhe Kuvendin e konstituuar dhe qeverinë e vendit – kjo nuk ka pasur rezultat. Dhe të gjitha përpjekjet e NISMA-s dhe Limajt mos rezultati ka shkak dhe mendoj që ka qenë komplet një situatë jo serioze dhe një trajtim joserioz nga Lëvizja Vetëvendosje dhe konsideroj që dëmi i Kosovës për çdo ditë e më shumë vetëm po thellohet. Jo serioze dhe jo e sinqertë është trajtimi i gjithë atyre votuesve që i kanë besuar Vetëvendosjes dhe hyrja në hak e të gjitha atyre votues ve i takon fillimisht VV-së si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe do të duhej të ishin më këmbëngulës dhe më të sinqertë e parimor edhe në diskutime edhe në ftesa e marrëveshje politike apo koalicione – në të gjitha këta hapa VV-ja nuk është treguar e sinqertë dhe serioze”, u shpreh Krasniqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 587)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 308)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (160)
  • Shpallje (1)
  • Sport (340)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com