Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë thirrje për mbështetje në ditën e zgjedhjeve, duke theksuar se fitorja e tij është fitore e qytetarëve dhe e vetë komunës.
“Fitorja jonë, është fitore për qytetarët, është fitore për komunën tonë! Nesër votojmë së bashku numrin 174!”, ka deklaruar Latifi.
Latifi po garon për një mandat tjetër nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me fokus në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët e Rahovecit.
