Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër R. Ismajli, ka mbajtur takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, ku morën pjesë qytetarë të shumtë, aktivistë dhe përfaqësues të partnerëve politik.
Në një atmosferë entuziazmi e besimi, Ismajli falënderoi të gjithë ata që kanë qenë krah tij gjatë gjithë rrugëtimit politik:
“Një mbrëmje plot entuziazëm, besim e dashni për qytetin tonë, që po e përmbyll një rrugëtim të gjatë, të ndershëm e plot sakrificë. Nga zemra i falënderoj strukturat e subjekteve politike, aktivistët, veprimtarët dhe secilin qytetar që ka qenë krah nesh në këtë betejë të drejtë për Gjilanin.”
Ai theksoi se fryma e fitores tashmë ndihet në çdo lagje e fshat të Gjilanit, duke bërë thirrje për mobilizim maksimal në ditën e zgjedhjeve:
“Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë! Dilni të gjithë në votime, merrni familjen, shokët e miqtë, e bashkë ta bëjmë ndryshimin e madh që Gjilani e pret prej kohësh! Koha e fjalëve ka mbaruar – nesër flasim me votë, për të ardhmen tonë.”
Në fund, Ismajli falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe u zotua për një Gjilan të ri, të zhvilluar dhe me dinjitet, që do t’i bëjë krenarë të gjithë.
👉 #113 #LDK #GjilaniFiton
