Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet lokale, Ferit Idrizi shprehu energjinë dhe vendosmërinë për një mandat të dytë në krye të Vushtrrisë.
Ai theksoi përkrahjen e jashtëzakonshme që mori nga banorët e Reznikut, duke e konsideruar një motiv shtesë për të vazhduar projektet e planifikuara për qytetin.
“Planet tona për vazhdimësinë e punëve të mëdha për Vushtrrinë tonë do t’i jetësojmë nga e hëna, pas fitores tonë të përbashkët,” tha Idrizi, duke u angazhuar që pas zgjedhjeve të përqendrohet në realizimin e projekteve për komunitetin.
