DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 273 mijë e 666 qytetarë, apo 20.78% e votuesve me të drejtë vote

9 Nëntor 2025
A A
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 273 mijë e 666 qytetarë, apo 20.78% e votuesve me të drejtë vote
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se procesi i votimit deri në orën 15:00 është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe pa incidente, duke treguar se sipas të dhënave preliminare nga rreth 95% e vendvotimeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 273 mijë e 666 qytetarë, që përbën 20.78% të votuesve me të drejtë vote. Në raundin e parë, në të njëjtën periudhë kohore, kishin votuar 25.33% e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

“Sipas të dhënave të siguruara nga Komisionet Komunale, procesi i votimit deri në këtë kohë është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe pa pengesa. Deri në këtë fazë, nuk janë shënuar raste që do të mund të ndikonin në mbarëvajtjen e përgjithshme apo besueshmërinë e zgjedhjeve. KQZ mbetet në komunikim të vazhdueshëm me trupat zgjedhore nëpër komuna dhe institucione të ndryshme, me qëllim që të garantohet zbatimi i plotë i ligjit dhe rregullave zgjedhore në çdo hap të procesit. Në të gjitha ato rastet kur ka paqartësi ose problematika të ndryshme, KQZ është duke i trajtuar në kohën më të shpejtë të mundur dhe duke i dhënë zgjidhje. Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 95% e Vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është  273 mijë e 666 votues apo 20.78% nga 1 milionë e 316 mijë e 672 votues të regjistruar”, deklaroi Radoniqi.

Radoniqi bëri të ditur se janë pranuar disa ankesa lidhur me votimin me asistencë, duke sqaruar se kjo formë e votimit është e garantuar me ligj për personat me aftësi të kufizuara, por u kërkoi këshillave të vendvotimeve që të jenë të kujdesshëm për të shmangur çdo keqpërdorim.

“Deri në të njëjtën kohë, në raundin e parë, në këto 18 komuna, kishin votuar 25.33% apo 333 mijë e 489 votues nga 1 milion e 316 mijë e 129 votues. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në platformën e KQZ-së, të cilës mund t’i referoheni. Në procesin e deritashëm të votimit, kemi pasur disa ankesa për votimin me asistencë. Për hir të informimit korrekt të opinionit publik, e shohim të nevojshme të sqarojmë se: votimi me asistencë për personat me aftësi të kufizuara, ata që nuk mund ta mbushin dhe nuk mund ta hedhin fletëvotimin, është i garantuar me Ligjin për Zgjedhjet dhe me rregulloret e KQZ-së. Kjo nuk nënkupton që në emër të kësaj të drejte të garantuar, të abuzohet dhe në këtë kategori të tentojnë të hyjnë personat që nuk kanë aftësi të kufizuar. Sipas rregullores zgjedhore të KQZ-së, me qëllim të menjanimit të çfarëdo keqpërdorimi është vendosur që aftësia e kufizuar e votuesit duhet të dëshmohet përmes dokumentit përkatës. Andaj, u bëjmë thirrje këshillave të vendvotimit që të vlerësojnë drejtë dhe sipas legjilsacionit në fuqi personat që paraqiten për të votuar me asistencë, e për të cilën çështje janë trajnuar”, shtoi ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 149)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 809)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (968)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com