Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh, raporton KosovaPress.
Këta e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila deklaroi se vazhdimi i masës së paraburgimit ka qenë kërkesës e Prokurorisë Speciale.
Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh. Ndërsa, më 10 tetor Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte vendosur masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muajsh.
Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.
