DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hill: SHBA asnjëherë s’e cilësoi UÇK-në si organizatë terroriste

10 Nëntor 2025
A A
Hill: SHBA asnjëherë s’e cilësoi UÇK-në si organizatë terroriste
Share on FacebookShare on Twitter

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për çështjen e Kosovës, Christopher Hill, në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka folur për deklaratën e ish-ambasadorit Robert Gelbard, se “UÇK ishte organizatë terroriste”.

Hill në pyetjet që po i parashtrohen nga mbrojtja e Thaçit, u deklarua edhe për deklaratën e ambasadorit Gelbard, i cili u deklarua se UÇK ishte organizatë terroriste. Hill tha se SHBA-të asnjëherë s’e konsideruan Kosovën si organizatë terroriste.

“Në një moment të caktuar tha se kishte trajtuar çështje të tilla me organizata të ndryshme kriminale dhe përdori termin “terrorist” dhe ai që e konsideronte UÇK-në si terroriste, kjo ishte në shtyp dhe kjo ndodhi menjëherë pas incidenti të cilin forcat e sigurisë serbe rrethuan shtëpinë e familjes Jashari dhe u vranë të gjithë aty. Ky ishte një shpërthim i madh i veprimeve armiqësore, pati shumë kritika lidhur me deklaratën Gelbard. Në njëfarë mënyre, u ndje se z. Gelbard sikurse i kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Dua të shtoj që s’ka prova për një gjë të tillë, por kjo është sigurisht ajo që është diskutuar. Nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, iu jep sinjal serbëve… Gelberd zhvilloi një bisedë shumë të ashpër me Millosheviqin dhe ky i fundit tha se nuk donte të takohej më me z. Gelberd.

SHBA kanë një proces formal për formimin e organizatën terroriste dhe sa më kujtohet kjo nuk është bërë asnjëherë me UÇK’në“, deklaroi ai.

Hill tha se problemi me UÇK’në ishte se nuk dihej se kush ishte udhëheqës dhe se e kishin vështirë t’i dinin qëndrimet.

Hill po ashtu në dëshminë e tij foli edhe për Ibrahim Rugovën dhe takimin e tij me Millosheviqin. Ai dha edhe opinionin e tij për LDK’në.

“Mendoj se kjo e dëmtoi z. Rugova, sepse nuk mendoj që kishte mendim të fuqishëm në Kosovë sa i takon takimit me Millosheviqin se mund të ndihmonte një gjë e tillë. Unë kishte rezerva dhe vazhdon të kem ato rezerva nëse kjo e ndihmoi atë apo jo. Ai ishte shumë i shqetësuar“.

“LDK ishte entitet politik shumë i mirëorganizuar, ishte i financuar, kishte sistem edukativ paralel, për këtë duheshin financime dhe ai mbledhte financime në vende të Evropës Perëndimore që vinin nga komuniteti etnik shqiptar“, tha ndër të tjera Hill.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 860)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (972)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com