Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti për shfrytëzimin e institucioneve shtetërore dhe grupeve kriminale për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në Mitrovicë.
Behrami tha se në vendvotime janë gjetur fletëvotime me numra serikë të ndryshëm dhe se fenomeni tregon një trafikim të organizuar të votave.
Ai ftoi vëzhgues ndërkombëtarë, organizata joqeveritare dhe mediat të monitorojnë procesin e numërimit për të ekspozuar atë që e quajti “krim zgjedhor”.
