DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dyshimet fillestare për “tren bullgar” në Mitrovicë

10 Nëntor 2025
A A
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit shpallen më 15 mars
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicë është ndalur pas ndërhyrjes së Prokurorisë, ndërkohë që zyrtarë të partive opozitare kanë ngritur dyshime serioze për manipulime zgjedhore dhe trafikim të fletëvotimeve.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë, Gjergj Beka, ka deklaruar se në disa qendra votimi janë vërejtur mospërputhje mes fletëvotimeve dhe vendvotimeve ku kanë votuar qytetarët, duke e krahasuar këtë me fenomenin e njohur si “treni bullgar”.

“Treni bullgar apo i ashtuquajtur treni qeveritar siç duket po vërtetohet që ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës ku fletëvotimet nuk po përputhen në vendin se se ku kanë votuar votuesit. Kjo është vërejtur në numrin serik të cilin e kanë fletëvotimet”, tha Beka.

Beka thotë se deri në këto momente, janë hasur 20 vota, ndërkohë që paralajmëron se ky numër pritet të rritet.

“Për momentin janë duke u rinumëruar gjitha votat në qytetin e Mitrovicës dhe për momentin janë rreth 20 vota. Sigurisht pritet të ketë rritje të këtyre votave”, deklaroi ai.

Në një reagim në Facebook, Beka ka shkruar me ironi se “duket se treni do ta lërë dikë në mes të rrugës”, duke lënë të kuptohet se rinumërimi mund të ndryshojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Mitrovicë.

Tashmë, Prokuroria ka ndërhyrë dhe ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të procesit të rinumërimit të votave në Mitrovicë, pas raportimeve për parregullsi dhe mospërputhje në fletëvotime.

Hetimet pritet të zbardhin nëse ka pasur ndërhyrje të qëllimshme në procesin zgjedhor dhe nëse bëhet fjalë për një rast të organizuar të manipulimit të rezultatit.

Pas numërimit të votave gjatë së dielës, Faton Peci ka marrë 53.47%, kurse Arian Tahiri 46.53%.

Kthyer në vota, Peci ka 17 mijë e 837 vota, kurse Arian Tahiri 15 mijë e 522.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 864)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (972)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com