DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Dëm buxhetit tre milionë euro”, Ministrja e kuzhinieri i Kurtit dhe Sekretari Lipovica, Prokuroria jep detaje për aktakuzën për rastin e “Rezervave shtetërore”

11 Nëntor 2025
A A
“Dëm buxhetit tre milionë euro”, Ministrja e kuzhinieri i Kurtit dhe Sekretari Lipovica, Prokuroria jep detaje për aktakuzën për rastin e “Rezervave shtetërore”
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Qeverisë Kurti, Rozeta Hajdari, ish-sekretarit të saj Irfan Lipovica, zyrtarit H.G. dhe biznesmenit Ridvan Muharremi – i njohur si “kuzhinieri i Kurtit” – për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë shtetërore në aferën e rezervës shtetërore.

Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2022 të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje për përfitime të paligjshme, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm prej mbi 2.9 milionë euro, ndërsa informacionet e klasifikuara për vendndodhjen e rezervave ia kishin vënë në dispozicion Muharremit.

Rezerva shtetërore ishte shpallur “sekret shtetëror” me vendim të nënshkruar personalisht nga Kryeministri Albin Kurti, vendim që sipas hetuesve krijoi terren për abuzime të fshehta me furnizimet emergjente.

Ministrja Hajdari, ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

“Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoj se ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj R.H., I.L. dhe H.G nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa ndaj R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit të pandehurit Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica. dhe Hafiz Gara akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, Në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimi të dëmit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës.

Si rezultat i veprimeve të të pandehurëve, i është shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 2,912,134.78 euro.

“Të pandehurit R.H., I.L dhe H.G. akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare. Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”, njoftoj Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërsa, afaristi Ridvan Muharremi akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 913)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com