DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shkollimi me para të shtetit – si e kishte shpërblyer ministrja Hajdari ish-sekretarin, të cilit sot iu ngrit aktakuzë nga Prokuroria

11 Nëntor 2025
A A
Skandali me rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Qeverisë Kurti, Rozeta Hajdari, ish-sekretarit të saj Irfan Lipovica, zyrtarit H.G. dhe biznesmenit Ridvan Muharremi – i njohur si “kuzhinieri i Kurtit” – për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë shtetërore në aferën e rezervës shtetërore.

Ministrja Hajdari, ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

“Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoj se ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj R.H., I.L. dhe H.G nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa ndaj R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, afaristi Ridvan Muharremi akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Si rezultat i veprimeve të të pandehurëve, i është shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 2,912,134.78 euro.

Si ishte shpërblyer nga ministrja Hajdari me shkollim të shtrenjtë ish-sekretari Irfan Lipovica?

Irfan Lipovoca që sot iu ngrit aktakuzë një pjesë të shkollimit e kreu me para të shtetit.

Hajdari i kishte dhënë këtë mundësi Lipovicës.

Lipovica ishte zgjedhur për menaxhimin e 14.5 milionë eurove të projektit të Bankës Botërore, CERP. Por, paraprakisht atij i duhet shkollim, të cilin ministrja Hajdari ia paguan në shumën prej 12 mijë eurove në Universitetin Amerikan, pikërisht nga projekti që do ta menaxhonte ai.

Irfan Lipovica, atëkohë zv/Sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i ishte lënë në menaxhim një projekt i madh i kësaj ministrie. Projekti i Konkurueshmerisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP) që kap vlerën 14.5 milionë eurove, e që financohet nga Banka Botërore.

Projekti CERP kishte për qëllim mbështetjen në certifikimin e produkteve për tregjet e eksportit, të forcojë kapacitetin e Bizneseve të orientuara kah eksporti, dhe të përmirësojë Konkurrueshmërin e tyre.

Por për menaxhimin e tij, sipas ministrisë Lipovicës i duhej shkollim shtesë. Për këtë arsyeje edhe ishte marrë vendimi, që Lipovicës t`i paguhej shkollimi nga ky dikaster qeveritar.

Lipovica kishte zgjedhur që studimet e tij të masterit, t`i vazhdojë në Universitetin Amerikan në Kosovë, (RIT-KOSOVA AUK), e që është i vetmi institucion arsimore që lëshon diploma amerikane.

Shkollimi i tij, shtetit i kushtoi shtetit hiç më pak se 12 mijë euro.

Vetë Lipovica në formularin e deklarimit të pasurit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kishte konfirmuar se ka një borxh prej plotë 12 mijë euro për studime, në Universitetin Amerika në Kosovë (RIT-AUK).

Në po të njëjtin formular Lipovica, shkruante se ky borxh do të paguhej nga Ministria e Tregtisë.

“Obligimi ndaj universitetit RIT Kosovo do të mbulohet nga projektet e donatorëve që mbështesin ngritjen e kapaciteteve institucionale mege fusha e studimit ka të bëj me natyrën e punës që e bëj”, thuhet në deklarimin e pasurisë së Lipovicës bërë në vitin 2021.

Gazeta kishte mësuar se pjesa e parë e këstit të shkollimit të Lipovicës, veçse ishte paguar. Shuma e këstit rezultoi të jetë 4 mijë euro.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Qeverisë Kurti, Rozeta Hajdari, ish-sekretarit të saj Irfan Lipovica, zyrtarit H.G. dhe biznesmenit Ridvan Muharremi – i njohur si “kuzhinieri i Kurtit” – për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë shtetërore në aferën e rezervës shtetërore.

Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2022 të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje për përfitime të paligjshme, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm prej mbi 2.9 milionë euro, ndërsa informacionet e klasifikuara për vendndodhjen e rezervave ia kishin vënë në dispozicion Muharremit.

Rezerva shtetërore ishte shpallur “sekret shtetëror” me vendim të nënshkruar personalisht nga Kryeministri Albin Kurti, vendim që sipas hetuesve krijoi terren për abuzime të fshehta me furnizimet emergjente.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 913)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com