DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ja kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike të Kosovës

12 Nëntor 2025
A A
PDK-ja nesër mban konferencë për media
Share on Facebook

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Dorëheqja e Krasniqit vie në një moment tejet të rëndësishëm politik në vendin tonë. Pas diskutimeve të bëra në kuadër të kryesisë së partisë, Krasniqi njoftoi se erdhën në përfundim që ai të tërhiqet nga drejtimi i partisë dhe vendin e tij ta zë dikush tjetër.

Burimet bëjnë të ditur se drejtimi e Partisë Demokratike të Kosovës do ta marrë një nga figurat më të rëndësishme të saj.

Kryetar i ardhshëm i PDK-së, pritet të jetë Bedri Hamza.

Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbahet të hënën, meqë rast do trajtohen edhe çështjet procedurale të partisë në këtë rast.

Hamza si kryetar i PDK-së gjithashtu do të jetë edhe emri kandidues i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Bedri Hamza ka mbajtur poste të larta shtetërore ndër vite. Ai ishte ministër i Financave të Kosovës, shërbeu tri mandate në Kuvendin e Kosovës, ka qenë guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës nga viti 2013 deri më 2017 dhe është kryetar aktual i Mitrovicës së jugut, komunë kjo e cila pati balotazh të dielën që lamë pas.

E në fillimet e tij, Hamza kishte punuar në Metalurgjinë e Plumbit “Trepca” , si shef i kontabiliteti dhe financave. Hamza ishte zgjedhur kandidat në listën zgjedhore të PDK-së në Mitrovicë në zgjedhjet lokale të Kosovës, në vitin 2002. Pastaj ishte zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave më 2008. Ministër i Financave më 2011-2013. Guvernator më 2013-2017. Ministër i Financave për herë të dytë më 2017-2020 dhe në Kuvendin e Kosovës si deputet më 2019-2021.

Bedri Hamza ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e kaluara nacionale nga radhët e Partisë Demokratike, e ngjashëm do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Në PDK, Hamza pritet të jetë pasues i Hashim Thaçit e Memli Krasniqit, të cilët drejtuan me partinë për shumë vite.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 593)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 351)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (342)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com