DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

A u konsultua me Thaçin e Veselin në Hagë për dorëheqjen – përgjigjja e Memli Krasniqit

12 Nëntor 2025
A A
A u konsultua me Thaçin e Veselin në Hagë për dorëheqjen – përgjigjja e Memli Krasniqit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se ish-krerët e partisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk kanë ndikim në vendimet apo udhëheqjen e PDK-së.

I pyetur nëse është konsultuar me ta përpara se të merrte vendimin për dorëheqje, Krasniqi tha se nuk ka pasur diskutime me ish-udhëheqësit, duke theksuar se ata nuk ndërhyjnë në punët e partisë.

“Përkundër miteve që kryesisht krijojnë kundërshtarët tanë politikë, zoti Thaçi e zoti Veseli as nuk janë përzi e as nuk përzihen në udhëheqjen apo vendimet e PDK-së. Këto kanë qenë deklarata dashakeqe, kështu që jo, nuk kam pasur diskutime me ta. Sepse ka qenë shumë vështirë t’i shohim e t’i kontaktojmë,” tha Krasniqi.

Ai shtoi se i njeh mirë të dy, pasi ka bashkëpunuar gjatë me ta, dhe beson se vendimi i tij për dorëheqje nuk do t’i befasojë.

“Kam qenë nënkryetar edhe i Thaçit edhe i Veselit për kohë të gjatë, kemi bashkëpunuar shumë. Nuk besoj dhe shpresoj që s’ka me i befasu. Jam i bindur që edhe sot kur e marrin vesh këtë vendim, ata e dinë që ky është vendim i duhur,” u shpreh Krasniqi.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 958)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com