DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rexhepi: Serbia po vazhdon me përjashtimin e shqiptarëve

13 Nëntor 2025
A A
Rexhepi: Serbia po vazhdon me përjashtimin e shqiptarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar lidhur me votimin e anëtarëve të Këshillit të Rregullatorit për Mediat Elektronike (REM) në Kuvendin e Serbisë, duke theksuar se shqiptarët janë përjashtuar padrejtësisht nga ky proces.

Ai tha se në seancën e Kuvendit të Serbisë, u votua për përbërjen e re të REM-it, ku u zgjodhën tetë anëtarë nga propozimet e institucioneve dhe shoqatave serbe. Megjithatë tha se asnjë nga kandidatët e propozuar nga këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, përfshirë shqiptarët, nuk mori mbështetjen e nevojshme për t’u bërë pjesë e këtij organi.

Sipas Rexhepit, kjo është një dëshmi e qartë e qasjes diskriminuese të qeverisë serbe ndaj pakicave kombëtare.

“Kjo është një dëshmi e qartë se për qeverinë aktuale ksenofobe, as shqiptari, as boshnjaku nuk janë të pranueshëm. Votimi i sotëm tregon mungesë vullneti për përfaqësim të barabartë dhe shkelje të frymës së ligjit për Këshillat Kombëtare të Pakicave,” ka deklaruar ai.

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka theksuar se REM mbetet një nga institucionet më të politizuara në Serbi, i cili në vend që të garantojë lirinë e mediave, është shndërruar në instrument kontrolli dhe ndikimi qeveritar. Ai ka shtuar se mediat e mbikëqyrura nga ky institucion shpesh portretizojnë shqiptarët në mënyrë negative, ndërsa gjuha e urrejtjes ndaj pakicave mbetet pa ndëshkim.

“Përjashtimi i përfaqësuesve të pakicave nga REM do të thotë heshtje e qëllimshme ndaj diskriminimit mediatik dhe pamundësi që zëri i pakicave të dëgjohet në një organ që duhet të garantojë pluralizmin dhe barazinë në hapësirën mediatike,” ka theksuar Rexhepi.

Në përfundim, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka dënuar ashpër këtë praktikë përjashtuese.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 992)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (974)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com