DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

PZAP: Ankesa e PDK-së për votat në Mitrovicë është në proces të shqyrtimit

14 Nëntor 2025
A A
​Mbi 200 mijë euro gjoba për vendosje të posterëve, prin LDK-ja
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se ankesa e PDK-së lidhur me parregullsitë ne fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut është në proces të shqyrtimit.

Në një përgjigje ky institucion tha se vendimin ndaj kësaj ankese do ta merr brenda afatit ligjor.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se PZAP-i ka pranuar ankesën me nr. ZL.Anr.439/2025, që ka të bëjë me pretendime për parregullsi gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në Komunën e Mitrovicës së Jugut. PZAP-i, është në proces të shqyrtimit dhe brenda afatit të paraparë ligjor për të njëjtën do të vendos”, tha PZAP-ja

Të pyetur nëse ka ndonjë ankesë nga ndonjë parti tjetër për fletëvotime me numra të ndryshëm serik në ndonjë komunë tjetër, PZAP-ja tha se nuk kanë ankesa tjera.

“Ndërsa, sa i përket pyetjes suaj nëse janë pranuar ankesa të tjera me natyrë të ngjashme nga ndonjë subjekt tjetër politik apo për ndonjë komunë tjetër, ju njoftojmë se PZAP-i nuk ka pranuar ankesa të tilla”, tha PZAP-ja.

Përveç kësaj, PZAP-i tha se ka pranuar edhe ankesën me nr. ZL.Anr.440/2025, e cila ka të bëjë me pretendime për parregullsi gjatë procesit të numërimit në Komunën e Drenasit. PDK-ja tri ditë më parë kishte dorëzuar ankesë në PZAP për fletëvotimet me numra të ndryshëm serik në Mitrovicë të Jugut me pretendimet për manipulim votash në këtë komunë.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 022)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (142)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (975)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com