Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet bazike dhe ato për personat me aftësi të kufizuara me rritje.
Kurti ka bërë të ditur se nga ky muaj pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj.
“Nga ky muaj, pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj. Kurse sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara. Rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka shkruar Kurti.
