Ministrja në detyrë e MINT-it, Rozeta Hajdari, ka thënë se është krenare dhe e lumtur për punën që ka bërë, duke thënë se aktakuza ndaj saj për rastin e rezervave shtetërore, ku dëmi është rreth 3 milionë euro, ka të pavërteta dhe pretendime të pasakta, raporton Ekonomia Online.
“Si ministre e MINT, jam më se e lumtur që populli im është më i sigurt me rezervën e shtetit. E dyta, çdo veprim që do të bëj, do të analizohet pikë për pikë, çdo pretendim dhe pikë e Prokurorisë Speciale do të analizohet me avokatin tim dhe do të veproj sipas këshillit të tij. Unë nuk vendosa drejtpërdrejt se si do të veproj sot, do ta analizoj në mënyrë të kujdesshme çdo aktakuzë, e cila ka shumë të pavërteta dhe pretendime të pasakta, dhe së bashku me avokatin tim, me qetësi, do të analizojmë gjithçka me provat që do të dëshmohen dhe do të shkojmë në këtë proces. Unë sot nuk vendosa kush do të jetë dëshmitar”, tha ajo.
Ajo u pyet edhe se a do të jap dorëheqje.
“Jam mëse krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë për të mirën e popullit tim të Kosovës”, tha ajo në konferencën për media.
Ndërkohë ka falënderuar Albin Kurtin që e ka bërë atë ministre në këtë dikaster.
“Kam vendosur me ardh në MINT dhe për këtë ka vendosur Albin Kurti dhe i falënderohem”, u shpreh Hajdari.
Të ngjashme
-
14 Nën 2025 |Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?
-
14 Nën 2025 |Hajdari e përjashton Kurtin nga skandali me rezervat shtetërore, sulmon Blerim Isufajn: Po më ndjekin politikisht
-
14 Nën 2025 |Hajdari: Kam paditur policët që hetuan rastin e Rezervave, provat u mblodhën jashtëligjshëm
-
14 Nën 2025 |Lladrovci në pritje të zhvillimeve në Kuvendin e PDK-së
-
14 Nën 2025 |Kurti: Sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara
-
14 Nën 2025 |Bajqinovci i reagon Kusarit për RTK-në: S’tregon që Lëvizja e ka mbështet, dhe se PDK, LDK e AAK po refuzojnë ta themelojnë komisionin
-
14 Nën 2025 |Musliu-Shoshi kundër idesë së Presidentes për zgjatje buxhetore: Ky është një precedent i rrezikshëm institucional
-
14 Nën 2025 |PDK-ja i përgjigjet Hoxhajt: Me statut të partisë, konventa duhet të mbahet brenda 5 ditësh, mirëpresim garën e brendshme
-
14 Nën 2025 |Muhaxheri: LDK-ja është unike, nuk ka votë për Konjufcën














