Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konferencës së sotme të ministres Rozeta Hajdari, duke i quajtur si skandaloze akuzat e ministres ndaj Prokurorisë se “po ndiqet politikisht”.
Çitaku ka thënë se ministrja në fjalë s’ka asnjë peshë politike dhe asnjë kontribut për t’u ndjekur politikisht dhe se aktakuza është për milionat që Prokuroria Speciale e ngarkon në aktakuzë.
Reagimi i plotë:
Çfarë paraqitje skandaloze nga Rozeta Hajdari. Paska thënë se po e “ndjekin politikisht”.
Jo, Rozetë. Nuk të ndjek askush politikisht. Aktakuza që e ke mbi supe është për milionat e abuzuara si Ministre me rezervat shtetërore.
Sepse në politikë, ti nuk ke bërë asgjë. Nuk ke peshe politike, nuk ke asnjë kontribut.
Ajo që ke bërë është abuzimi me detyrën dhe lejimi që të instrumentalizohesh nga Albin Kurti. Kaq është e gjithë historia.
Dhe sot, në vend që të përballesh me drejtësinë, del e sulmon Prokurorin që po bën punën e tij, implikon AKI-në, dhe mbron atë që të ka dhënë urdhra.
Askush nuk është mbi ligjin Rozetë. As ata që abuzuan, as ata që i urdhëruan.
