DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zyrtari i NATO-s në Beograd: Situata në Kosovë, e brishtë – palët të tregojnë fleksibilitet për kompromise

30 Janar 2025
A A
Zyrtari i NATO-s në Beograd: Situata në Kosovë, e brishtë – palët të tregojnë fleksibilitet për kompromise
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd, gjeneral brigade Pierluigi Lodola, ka thënë se nuk ka dyshim se rajoni ka bërë përparim të dukshëm që nga luftërat e viteve të ’90-ta.

Por, shton se ka arsye sërish për shqetësim, duke përmendur situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë, procesin e ngadaltë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe kërcënimet secesioniste në Bosnje dhe Hercegovinë.

Përveç kësaj, ai tha se disa aktorë të huaj po shfrytëzojnë dobësitë ekzistuese me ndihmën e kërcënimeve kibernetike dhe hibride, duke përfshirë fushatat e dezinformimit që synojnë përhapjen e ndarjeve.

Në një intervistë për “Tanjug”, Lodola tha se në një mjedis të tillë, komunikimi dhe transparenca e rregullt janë të nevojshme dhe me rëndësi të madhe dhe shtoi se NATO mbetet plotësisht e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin përmes dialogut politik dhe bashkëpunimit praktik me partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor, falë aktiviteteve të përditshme nga zyra që ai drejton, nga përpjekjet e KFOR-it, si dhe veprimet e selisë dhe zyrës mbështetëse të NATO-s në Sarajevë.

I pyetur se si i sheh marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lodola thekson se stabiliteti në rajon bazohet në atë që të gjitha palët zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës dhe se NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve nën kujdesin BE-së, për të cilën thotë se është korniza e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura politike, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve.

“Nëse duam të ecim përpara dhe të arrijmë përparim, është e rëndësishme që Prishtina dhe Beogradi të përmbushin marrëveshjet ekzistuese dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe retorika provokuese që rrisin tensionet. Të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet në arritjen e kompromiseve të nevojshme. Kjo është thelbësore për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, tha Lodola, transmeton Klankosova.tv.

Siç thotë ai, duke marrë parasysh të gjitha këto, roli i KFOR-it mbetet vendimtar për ruajtjen e një mjedisi stabil që mundëson përparim në frontin politik.

Lodola thotë se KFOR-i koordinohet ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in.

Duke folur për situatën e sigurisë dhe sfidat në veri të Kosovës, zyrtari i NATO-s thekson se KFOR-i ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë për më shumë se dy dekada dhe se ai ka mbetur një faktor themelor i stabilitetit deri më sot.

“Situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë. Gjatë tre viteve të fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të tensioneve të përsëritura dhe, në disa raste, dhunës. KFOR-i po monitoron nga afër situatën përmes pranisë së tij të shkathët, fleksibël dhe të dukshme në terren dhe përmes aktiviteteve të përditshme, duke përfshirë patrullimet dhe kontaktet me komunitetet lokale. Pas sulmit të vitit 2023, NATO vendosi të dislokojë 1000 trupa shtesë në Kosovë, rritja më e madhe në mision në një dekadë. Kjo i ka mundësuar KFOR-it të trefishojë numrin e patrullave dhe të katërfishojë praninë e tij në veri të Kosovës, gjë që kontribuon në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm”, tha ai.

Sipas tij, në këtë moment KFOR-i ka mbi 4300 anëtarë nga 29 shtete, duke përfshirë anëtarët dhe partnerët e NATO-s.

Ai shtoi se këtë muaj, KFOR-i ka marrë përforcime të përkohshme në formën e më shumë se 200 ushtarëve nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari”, të cilët do të dislokohen në përgjigje të të gjitha zhvillimeve relevante të sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës zgjedhore.

“Çdo ndryshim në fuqinë numerike të KFOR-it do të bazohet në kushtet në terren, jo në afate të paracaktuara”, tha Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd, gjeneral brigade Pierluigi Lodola.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 453)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 216)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com