Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi sit ë pabazuar ankesën përmes së cilës kjo parti kërkonte rivotim në Mitrovicën e Jugut.
PDK shpreh zhgënjimin e saj të thellë me vendimin dhe e cilësojnësi të padrejtë.
“Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në realitetin e asaj që ka ndodhur në Mitrovicë. PDK ka paraqitur fakte, dëshmi dhe situata të dokumentuara që tregojnë qartë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar në mënyrën siç e kërkon ligji dhe standardet demokratike”, thotë PDK.
Po ashtu kjo parti ka paralajmëruar edhe ankesë në Gjykatën Supreme, si “instanca përfundimtare dhe vendimtare për të garantuar drejtësi dhe integritet të procesit zgjedhor”.
“PDK është dhe mbetet në mbrojtje të votës së lirë, të drejtë dhe të pastër të qytetarëve. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit dhe të vullnetit të shprehur të qytetarëve të Mitrovicës. Drejtësia do të vijë. Ne do të vazhdojmë deri në fund”, përfundon PDK-ja reagimin.
