DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Baraliu: Zgjedhjet do të mund të mbahen më 21 dhjetor

15 Nëntor 2025
A A
Baraliu: Zgjedhjet do të mund të mbahen më 21 dhjetor
Share on Facebook

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, për FrontOnline, ka komentuar debatet për datën e mundshme të zgjedhjeve nacionale, duke theksuar se afatet kushtetuese duhet të respektohen pa marrë parasysh dinamikat festive apo politike.

Baraliu tha se prania e vëzhguesve ndërkombëtarë është e domosdoshme, pavarësisht periudhës së fundvitit.

“Vëzhguesit ndërkombëtar, pavarësisht festave do të duhej që të ishin aty, sidomos nëse njëra datë që do të ishte 21 dhjetori, që nuk do përfshinte as festat e as vitin e ri,” deklaroi ai.

Ai shtoi se afatet kushtetuese janë të pakapërcyeshme dhe përcaktojnë qartë kur duhet të zhvillohen zgjedhjet.

“Fundi i fundit janë dinamikat Kushtetuese, që nuk na pyesin neve por duhet zbatohen. Data që i bie më e përafërt në atë afat, që i bie që do të duhej të mbaheshin në të dielën e parë të datës së përcaktuar dhe muajit të caktuar”, theksoi Baraliu.

Duke kritikuar zvarritjen e proceseve institucionale, ai e quajti atë të dëmshme për shtetin.

“Është e tepërt dhe është e dëmshme dhe e papranueshme që për inate të zvarritet funksionalizimi i institucioneve dhe të dëmtojnë edhe buxhetin e shtetit edhe në forma tjera, jo vetëm me koston e zgjedhjeve por edhe mosmiratimin e buxhetit. Do të duhej të shmangur”, u shpreh ish-kryetari i KQZ-së.

Sipas tij, ka hapësirë për t’i shmangur zgjedhjet në muajt e diskutuar, por vetëm nëse ekziston vullneti i duhur politik.

“Ka mundësi të shmangën zgjedhjet edhe në dhjetor edhe në prill, vetëm duhet të ketë interes shtetëror dhe jo interes partial e personal a grupor, ose interes fraksional brenda llojit të vet subjektit politik”, përfundoi Baraliu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 406)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com