DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rezultati i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në 18 komunat që shkuan në balotazh

15 Nëntor 2025
A A
KQZ: Ende asnjë aplikim për certifikim të subjekteve politike
Share on Facebook

Në 18 komunat që shkuan në balotazh më 9 nëntor, janë numëruar votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta.

Shaban Shabani në Dragash ka prirë me votat me kusht me 54.17%, derisa Bexhet Xheladini ka siguruar 45.83% të tyre.

Në votat me nevoja të veçanta ka udhëhequr Xheladini me 53.85% të votave, derisa Shabani mori 46.15% të tyre.

Jeton Raka i VV-së ka marrë 76.47% të votave me kusht në Kaçanik, derisa Sabedin Vishi i PDK-së rrëmbeu 23.53%.

Derisa Raka priu edhe në votat me nevoja të veçanta, ku mori 67.11%, derisa Vishi mblodhi 32.89% të votave.

Në Klinë, Zenun Elezaj i AAK-së mori 63.16% të votave me kusht, derisa në ato me nevoja të veçanta doli i dyti, me 44.26%.

Sokol Bashota i PDK-së udhëhoqi në votat me nevoja të veçanta, i cili siguroi 55.74% të votave, derisa mori 36.84% të votave me kusht.

Në komunën e Obiliqit, Halil Thaçi kryesoi me votat me kusht, por edhe me ato të nevojave të veçanta.

Ai mori 68.75% të votave me kusht, derisa Xhafer Gashi siguroi 31.25%. Në ato me nevoja të veçanta, Thaçi rrëmbeu 53.85%, e Gashi 46.15%.

Smajl Latifi i Rahovecit udhëhoqi në votat me nevoja të veçanta, ku mori 59.52% të tyre, derisa Ali Dula nga radhët e VV-së kryesoi në votat me kusht, i cili siguroi 56.25% të tyre.

Derisa në komunën e Suharekës, kryetari i saj, Bali Muharremaj siguroi shumicën e votave me kusht, ashtu edhe të nevojave të veçanta.

Ai mori 55.56% të votave me kusht, dhe 61.90% të atyre me nevoja të veçanta, duke lënë nën “hije” Ardian Shalën e LDK-së.

Sokol Haliti dhe Arsim Ademi u ndarë ‘baras’ në Viti, pasi Ademi mori kryesinë e votave me kusht, e Haliti ato të nevojave të veçanta.

Në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli mori 54.93% të votave me kusht, derisa kryetari i zgjedhur, Ferit Idrizi kryesoi në votat me nevoja të veçanta, ku mori 70.13% të tyre.

Abdulhaldi Krasniç dominoi Fikret Morinën në Mamushë, duke rrëmbyer kryesinë e votave si me kusht, ashtu edhe të atyre me nevoja të veçanta.

Në Kllokotë ani pse nuk kishte garë, pasi kandidati i vetëm për kryetar ishte Bozhidar Dejanoviq, ai mori 100% të votave me nevoja të veçanta, pasi me kusht nuk kishte asnjë.

Në Junik, nuk janë numëruar ende 100 për qind e rezultateve të këtyre votave.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 406)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com