DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

30 Janar 2025
A A
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Share on FacebookShare on Twitter

Komandanti i Komandës Operative të sapokrijuar të ushtrisë gjermane, Alexander Sollfrank, paralajmëroi në një intervistë të enjten, për shtimin e përpjekjeve ruse për të krijuar kaos në jetën e përditshme të qytetarëve në Gjermani.

Ka pasur “përpjekje për ndërhyrje” në objektet e Bundeswehr-it, siç njihet ushtria gjermane, si dhe shikime të dronëve lart, tha Sollfrank për DPA në Berlin.

“Ne nuk jemi më në paqe. Ne po vëzhgojmë aktivitete armiqësore kundër Bundesëehrit në Gjermani, kundër infrastrukturës, duke përfshirë spiunimin”, tha Sollfrank.

“Ne në mënyrë të përsëritur kemi parë dronë në zona ku ata nuk duhet të jenë në të vërtetë” shtoi ushtaraku gjerman.

Komandanti i referohet gjithashtu këputjes së përsëritur të kabllove në Detin Baltik, ku “ne nuk e dimë ende saktësisht se si ndodhi dhe kush qëndron pas saj”.

“Por tashmë ka dyshime se si mund të ketë ndodhur e gjithë kjo, dhe se pas saj fshihet një qëllim i qartë dëmtues”, tha ai.

Në incidentin e fundit gjatë fundjavës, një kabllo nënujore midis Suedisë dhe Letonisë, e cila përdoret nga Qendra Shtetërore e Radios dhe Televizionit Letonez (LVRTC), u dëmtua, megjithëse shkaku i saktë mbetet ende i paqartë.

Autoritetet në Stokholm po hetojnë një sabotim të mundshëm serioz, dhe kanë ndaluar një anije të dyshimtë.

KATEGORITË

  • Botë (1 099)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 592)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com