Ai derisa është pyetur nga gazetarët se kur do të thërrasin seancën e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë dhe se a i kanë siguruar votat e nevojshme, Kurti tha shkurt se i duhet të shkojë.
Pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca u mandatua për kryeministër nga presidentja Vjosa Osmani. Konjufca ka afat që deri më 19 nëntor të thirret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe ta prezantojë kabinetin qeveritar për të kërkuar votëbesimin e deputetëve.
A i kanë siguruar votat për qeveri, kjo është përgjigja e Kurtit
“Më duhet të shkoj”, tha ai, pasi mori pjesë në një aktivitet për barazi gjinore të martën.
Kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti më 26 tetor ka dështuar të formojë qeverinë e re, pasi mori vetëm 56 vota të deputetëve nga 61 të nevojshme. LVV-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti ka dalë partia e parë me 42 për qind.
