Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pas konventës foli edhe për çështjen e Ramiz Lladrovcit, duke thënë se janë të hapur t’i bisedojmë të gjitha çështjet.
“Sa i përketë çështjes së z.Lladrovci, ne jemi të hapur t’i bisedojmë të gjitha çështjet. Normalisht që ne kemi interes që të gjithë ata që kanë qenë, çfarëdo faze të historisë të zhvillimit dhe ecjes së PDK-së, me qenë brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe të vazhdojmë kontributin”, tha ai në konferencën për media.
Hamza tha se do bëjë përpjekje për të trajtuar këtë çështje me seriozitet.
“Hatërmbetjet e momentit, hatër mbetjet e caktuara gjithmonë ka rrugë dhe mundësi për t’i kaluar dhe unë do t’i dëgjoj të gjithë me kujdes, me seriozitet dhe me sinqeritet”, u shpreh ai.
