DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Besim Kelmendi sqaron punën e tij në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë gjatë kohës kur ndodhi Masakra e Reçakut

19 Nëntor 2025
A A
Besim Kelmendi sqaron punën e tij në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë gjatë kohës kur ndodhi Masakra e Reçakut
Share on Facebook

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka dalë në konferencë pasi u intervistua si dëshmitar për Masakrën e Reçakut, ku ka sqaruar punën e tij në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Kelmendi sqaroi se në atë gjykatë ka qenë bashkëpunëtor profesional dhe se për herë të parë është zgjedhur gjyqtar në vitin 2000.

“Kurrë në jetën time deri në vitin 2001, nuk kam qenë në fshatin Reçak. Kurrë në jetën time s’kam qenë as gjyqtar, as prokuror, as hetues para vitit 2000, kur jam zgjedh për herë të parë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai tha se ka qenë gjyqtar bashkë me dy gjyqtarë tjerë ndërkombëtarë dhe një prokuror poashtu ndërkombëtar në rastin e Reçakut, ku është akuzuar një pjesëmarrës në kryerjen e vrasjeve.

“…i cili falë kontrobutit tim është shpallur fajtor dhe sot kemi aktgjykim të formës së prerë për këtë të akuzuar, i cili aktgjykim ka shërbyer edhe si provë në gjykimin kundër kasapit të ballkanit, Sllobodan Millosheviq, i cili në atë aktgjykim pretendon t’ia humb vlerën këtij aktgjykimi duke pretenduar se unë jam ai fajtori që është shpallë fajtor ai i akuzuari”.

Sa punonte në gjykatën e qarkut, Kelmendi tha se ishte në krye të sindikatës së punëtorëve shqiptaërë.

“Unë kam lind në vitin 1962 dhe jam punësuar në vitin 1886 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Isha punësu bashkë me gjithë punëtorët e tjerë shqiptarë. Unë isha bashkëpunëtor profesional, është titull i punës profesional që s’ka lidhje me regjime dhe parti të ndryshme politike”, tha Kelmendi.

Kelmendi tha se gjatë kohës sa ka qenë në ballë të sindikatës, ka ndihmuar edhe UÇK’në. Për shkak të sigurisë, tha se në atë kohë ka vepruar me emrin Alban Lumi.

“Në atë kohë, për çkado që i duhej UÇK’së, jam unë ai që i kam mbajtë jo vetëm të informuar por kam rrezikuar edhe punën edhe jetën, duke marrë dosje për t’i dërguar atje ku e kishin vendin, në media, për të parë publiku e populli çka ndodhë aty e deri në Gjykatën Evropiane.  Për shkak të sigurisë në atë kohë, kam vepruar me emrin Alban Lumi”, deklaroi Kelmendi në konferencë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 610)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 759)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (351)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com