DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vëllai i boksierit Besar Nimani dënohet me burg të përjetshëm

20 Nëntor 2025
A A
Vëllai i boksierit Besar Nimani dënohet me burg të përjetshëm
Share on Facebook

Sipas mediave gjermane Gjykata e Landit në Bielefeld ka dënuar dy prej familjarëve të boksierit të vrarë Besar Nimani, vëllain e tij, Berat Nimanin, me burgim të përjetshëm dhe motrën e tij me pesë vite burg.

Kryetari i trupit gjykues, Christoph Meiering, tha se ky është një rast i pazakontë për Bielefeldin. Sipas tij, krimi ishte një akt vetëgjyqësie, Berat Nimani nuk kishte më besim tek policia dhe drejtësia pas vrasjes së vëllait të tij dhe vendosi të hakmerrej vetë.

Berat Nimani u shpall fajtor për tentim-vrasje dhe lëndim të rëndë trupor, pasi kishte qëlluar me armë ndaj anëtarëve të familjes që ishin në konflikt me të dhe që kishin vrarë vëllain e tij. Në letrat që ai kishte shkruar nga burgu, gjykata gjeti shenja të urrejtjes së thellë ndaj tyre.

Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për Berat Nimanin, por gjykata vendosi një dënim më të rëndë, burgim të përjetshëm.

Motra e tij u dënua me pesë vite burg, gjithashtu për tentim-vrasje, sepse sipas gjykatës ajo kishte qëlluar nga makina gjatë incidentit, por nuk goditi askënd.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm shumë familjarë, përfshirë nënën dhe disa motra, të cilat reaguan me zë të lartë kundër vendimit. Nëna u rrëzua duke qarë dhe u largua nga salla.

Konflikti mes dy familjeve kishte filluar vite më parë

Për vite me radhë ka pasur konflikt mes një familjeje shqiptare dhe një familjeje me prejardhje kurde. Nuk dihet saktë shkaku i nisjes së konfliktit, por dyshohet se lidhet me tregtinë e drogës.

Përplasjet u përshkallëzuan në mars 2024, kur boksieri Besar Nimani u vra në qendër të Bielefeldit nga një anëtar i familjes kundërshtare. Vrasësi tashmë është dënuar me burg të përjetshëm.
Një person tjetër i dyshuar nga pala kundërshtare është ende në arrati.

Ngjarja që çoi në këtë gjykim ndodhi në shkurt 2025, kur Berat Nimani qëlloi me armë ndaj familjes kundërshtare para ndërtesës së gjykatës në Bielefeld. Edhe motra e tij, sipas gjykatës, kishte qëlluar nga makina.

Seanca e fundit e procesit filloi me vonesë, sepse avokatët e Beratit paraqitën tre kërkesa të reja për prova, të cilat mund t’i kishin bërë më herët. Ata kërkuan që Berati të mos gjykohej për tentim-vrasje dhe të shmangej dënimi i përjetshëm, duke pretenduar se ai ishte i kërcënuar vazhdimisht dhe kishte vepruar në një gjendje “vetëmbrojtjeje”.

Gjykata i refuzoi këto kërkesa pas një diskutimi të gjatë dhe më pas palët mbajtën fjalët përfundimtare.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 442)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com