Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të këtij formati.
Ajo i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe u shpreh se përkrahja që ka marrë, ka qenë forcë për të.
Xheneta, përmes një postimi në Instagram është shprehur edhe se i duhet kohë për të reflektuar, përcjell Klankosova.tv.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar”.
“Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista. Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashte asaj shtepie qe me ndryshoi jeten. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua”, ka shkruar tutje Xheneta.