DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hamza: Vijat e kuqe të dëmshme për vendin, gjuha në fushatë të mos e rrisë polarizimin

21 Nëntor 2025
A A
Hamza: Vijat e kuqe të dëmshme për vendin, gjuha në fushatë të mos e rrisë polarizimin
Share on Facebook

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se për partinë e tij më e preferueshme do të ishte një bashkëpunim me partitë që janë më të ngjashme në program dhe të cilat, sipas tij, janë ato me të cilat herë kanë qenë në pozitë e herë në opozitë.

Hamza u pyet mbi këtë çështje në konferencën e sotme pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

“Për neve është më e preferueshme, më afër programeve tona politike, bindjeve tona politike e konceptuale, që të jemi bashkë me partitë që kemi qenë në të kaluarën herë në pushtet e herë në opozitë, në periudha të ndryshme kohore edhe në qeveri, por kemi qenë në mandatin e kaluar në opozitë. Vijat e kuqe – mendoj që është mirë që mos me u vendos sepse është treguar e dëmshme për vendin”, tha ai.

Hamza shtoi se duhet të shikohet interesi i vendit mbi partitë politike, derisa tërhoqi edhe vërejtjen për gjuhën që përdoret në fushata zgjedhore.

“E kuptoj interesin e partive politike, por të gjithë ne duhet të jemi të sigurt në atë që interesi i shtetit të jetë mbi partitë politike. Kur është në pyetje interesi i shtetit, ai është prioriteti kryesor. Edhe gjuha të cilën e përdor në fushatë, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos të ndikojë që ky polarizim i shoqërisë të rritet”, tha Hamza.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 449)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com