DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryeziu alarmanon: Po hapen shumë profile fallco në rrjete sociale, qëllimi është dezinformomi dhe ndikimi në zgjedhje

22 Nëntor 2025
A A
Kryeziu alarmanon: Po hapen shumë profile fallco në rrjete sociale, qëllimi është dezinformomi dhe ndikimi në zgjedhje
Share on Facebook

 

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka alarmuar për hapjen e shumë profileve fallco nëpër rrjete sociale.

Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë po bëhet për të prodhuar lajme të rreme me qëllim të ndikimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se ndikimi i dezinfomrimit na një demokraci të brishtë siç është Kosova është shumë më i drejtpërdrejtë.

“Duke parë shumë profile të hapura në rrjetet sociale, tashmë të faktuara edhe si fallco, vërehet angazhim i madh për të përdorur lajme, video e fotografi dezinformuese me të vetmin qëllim: ndikimin në zgjedhje. Dezinformimi sot është një betejë globale, madje edhe në demokracitë më të zhvilluara. Por ndikimi i tij në demokracitë e brishta, si Kosova, është shumë më i drejtpërdrejtë: ai godet vlerat dhe aspiratat demokratike të shtetit. Në vend që dezinformimi të luftohet dhe të minimizohet, tek ne është shndërruar gati në mjetin kryesor të të zgjedhurve dhe të emëruarve në pozita politike e shtetërore. Për një kohë të gjatë, përveç kundërshtarëve politikë, shënjestër kryesore janë bërë mediat, gazetarët, analistët dhe aktivistët e shoqërisë civile”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Demokracia nuk matet vetëm me ditën e e votimit dhe pranimin formal të rezultateve, por si ta mbrojmë të vërtetën, integritetin e institucioneve dhe themelin e kulturës sonë demokratike nga manipulimet e qëllimshme për të ndikuar zgjedhjet. Nuk mund të aspirosh zgjedhje me integritet, e as shtet demokratik, nëse karrigen e pushtetit dhe të shtetit e përdor si mjet për dezinformim, shpifje e linçim”, ka shkruar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 460)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com