DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KQZ: Aplikimi i subjekteve për certifikim deri më 30 nëntor – dorëzimi i emrave të kandidatëve për deputetë deri më 7 dhjetor

22 Nëntor 2025
A A
KQZ: Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar dy afate të rëndësishme për subjektet politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor të këtij viti.

Subjektet politike duhet që nga 24 nëntori deri më 30 nëntor të paraqesin aplikimin online për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa listat me emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dorëzohen jo më vonë se 7 dhjetori.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka theksuar se institucioni ka vendosur të shkurtojë afatet kohore për t’u përshtatur me 37 ditët në dispozicion për organizimin e të gjithë procesit zgjedhor. Ky vendim përfshin afatet për aplikim dhe certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve.

“Duke filluar nga data 24 nëntor dhe deri më 30 nëntor, subjektet duhet të dorëzojnë në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Formulari, i cili është i ngjashëm me të proceseve të kaluara zgjedhore, është i vendosur në platformën elektronike të KQZ-së dhe i njëjti duhet të plotësohet online”, tha Elezi.

Gjithashtu, duke filluar nga 24 nëntori, subjektet politike – përfshirë partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur – mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë. KQZ u ka dhënë subjekteve politike një afat 2-javor për të plotësuar këto lista.

“Si në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale, aplikimi do të bëhet online dhe të gjithë kandidatët do të verifikohen nëse plotësojnë kriteret ligjore për t’u certifikuar si kandidatë për deputetë”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti, KQZ certifikoi 28 subjekte politike me gjithsej 1,279 kandidatë për deputetë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 602)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 668)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com