DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rrëfimi i Muratit për bisedat me zyrtarët e BE-së, Kica-Xhelili i reagon: A iu tregove që krenoheni kur e shkelni Kushtetutën?

22 Nëntor 2025
A A
Rrëfimi i Muratit për bisedat me zyrtarët e BE-së, Kica-Xhelili i reagon: A iu tregove që krenoheni kur e shkelni Kushtetutën?
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në profilin e tij në ‘facebook’, ka thënë se gjatë një takimi që ka pasur me disa zyrtarë të BE-së në Tiranë, e ka pasur shumë të vështirë që t’ua shpjegiojë atyre se si opozita kosovare s’e ka votuar Planin e Rritjes së BE-së.

Për këtë Muratit i ka reaguar ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, duke i shtruar disa pyetje Muratit.

Kica-Xhelili e ka pyetur Muratin nëse iu ka treguar atyre që e mban pozitën ministrore edhe pse Supremja ka konstatuar që s’ka të drejtë, se si krenohen kur e shkelin Kushtetutën dhe se si sulmojnë gjykatat kur nxjerrin vendime që s’iu konvenojnë.

Postimi i plotë i ish-deputetes së LDk-së.

Dëgjojeni bre!

A i tregove atyre që mban pozite ministrore edhepse Gjykata Supreme të ka thënë që s’ke të drejtë?

A i tregove që krenoheni kur shkelni Kushtetutën?

A i tregove që gjykatat dhe prokurorinë e sulmoni kur ju hetojnë, por i citoni kur marrin vendime në favor tuajin?

A i tregove që mundoheni të krijoni komisione parlamentare pa formuar qeverinë, pavarësisht që komisionet s’mund të formohen pa u përcaktuar pozita dhe opozita?

A i tregove që mbi 40 seanca i keni mbajtur në insistim për votim të fshehtë në shpërputhje me Kushtetutën?

A i tregove që 8 muaj keni insistuar që keni numra, për t’u dëshmuar DY herë që nuk i keni? E keni mundur të mos gënjeni, me ç’rast do të shkonim menjëherë në zgjedhje, e tashmë do t’a kishe një qeveri legjitime që do t’i votonte të gjitha këto?

Sepse po t’ia thoje këto, jo vetëm që do ta kuptonin pse nuk u votua, por gjëja e vetme e pakapshme do të mbesje ti me qeverinë ilegjitime të cilës i takon.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 465)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com