DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku përkujton Xhemail Mustafën: Ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë

23 Nëntor 2025
A A
Abdixhiku përkujton Xhemail Mustafën: Ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarin e shquar dhe Heroin e Kosovës, Xhemail Mustafën, në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Abdixhiku e ka cilësuar Mustafën një nga figurat më të shquara të LDK-së dhe një nga zërat më të fuqishëm të luftës për lirinë e Kosovës.

“Nëntori i festave tona kombëtare mbetet muaj i dhembjes për familjen Mustafa, për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për mbarë vendin. Pikërisht më 23 nëntor 2000, u nda padrejtësisht nga jeta Xhemail Mustafa, intelektuali, veprimtari dhe demokrati i madh, i cili u godit tinëzisht para banesës e familjes. Vrasja e tij shtoi një hallkë të re në zinxhirin e atentateve mizore ndaj intelektualëve shqiptarë. Xhema ishte fjalëpaku, punëtori i palodhur, njeriu i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare”, tha Abdixhiku në përkujtim të 25-vjetorit të vrasjes së Xhemail Mustafës.

Abdixhiku përmendi rolin e Xhemail Mustafës si një nga ideatorët dhe themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare dhe mbështetjen e tij të paepur për Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova, gjatë periudhës më të vështirë të shtetformimit të Kosovës.

“Si ideator, themelues dhe veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai qëndroi përkrah Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në vitet më të vështira të shtetformimit. Jeta dhe vepra e tij dëshmojnë një rrugëtim të mbushur me mund, sakrificë e përkushtim të pakompromis”, shtoi ai.

Përveç angazhimit të tij politik, Abdixhiku e vlerësoi Xhemail Mustafën edhe për kontributin e tij në fushën e gazetarisë dhe publicistikës, duke theksuar se pena e tij ka qenë një nga mjetet më të fuqishme që ai përdori për të mbrojtur të vërtetën dhe për të nxjerrë në dritë realitetin e Kosovës.

“Përmes librave e shkrimeve të shumta, ai na kthen në vitet më të errëta të ekzistencës sonë kombëtare. Vepra “Një lutje për Prishtinën” është pasqyrë e gjallë e realitetit të Kosovës së vitit 1999. Xhemail Mustafa ishte zëri kumbues i së vërtetës për luftën në Kosovë, një zë që jehonte deri në qendrat më të mëdha ndërkombëtare”, tha Abdixhiku.

Në përkujtim të Xhemail Mustafës, Abdixhiku theksoi se kontributi i tij atdhetar dhe mendimi i tij publicistik do të mbeten përjetësisht gurëthemel të Republikës së Kosovës.

“Edhe pse fizikisht u shua, ideali i tij, kontributi atdhetar, mendimi i tij publicistik e krijimtaria poetike mbeten përjetësisht gurëthemel i Republikës sonë. Nëntori i festave u bë i pamëshirshëm për ne me humbjen e ikonës së LDK-së”, përfundoi ai.

Abdixhiku e mbylli mesazhin e tij duke kërkuar zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës, duke e cilësuar këtë detyrim për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Dhimbja rritet çdo ditë që zbardhja e këtij krimi mungon. Ata që s’e deshën lirinë e Kosovës, nuk e deshën as Xhemën. Detyrim i yni është gjetja e autorëve të këtij krimi, për Xhemën dhe për Kosovën. I përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarin e shquar, Xhemail Mustafa”, tha Abdixhiku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 472)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com