DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avdullah Hoti: Dardan Sejdiu po gënjen për autobusët e vitit 2017, nëse s’kërkon falje do ta padis

23 Nëntor 2025
A A
Hoti: Kuvendi s’u konstituua pasi VV-ja s’respektoi Kushtetutën
Share on Facebook

Ish-ministri i Financave, Abdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklarimit të sotëm të ish-nënkryetarit të Prishtinës, Dardan Sejdiu, lidhur me procesin e blerjes së autobusëve për Trafikun Urban në vitin 2017, duke e akuzuar atë për “gënjeshtra të qëllimshme”.

Në një postim publik, Hoti deklaron se Sejdiu “e di që nuk po thotë të vërtetën” dhe se, sipas tij, pengesat për procedimin e kredisë nuk kishin ardhur nga Qeveria, por nga Komuna e Prishtinës.

Sipas Hotit, Komuna nuk kishte realizuar detyrimin ligjor për nxjerrjen e vendimit të Kuvendit Komunal, me të cilin Prishtina do të garantonte pagesën e kredisë në rast të mosshlyerjes nga Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban”. Ai thotë se sapo vendimi ishte miratuar në Asamblenë Komunale, marrëveshja e kredisë ishte proceduar menjëherë në Qeveri.

Hoti ka theksuar se nuk do të tolerojë më atë që e quan “gënjeshtër të vazhdueshme” të Sejdiut dhe paralajmëroi padi për shpifje nëse nuk ka kërkimfalje publike.

Ai rikujtoi edhe akuzat politike të viteve të kaluara, duke përmendur se administrata komunale e drejtuar nga Vetëvendosje në vitin 2013 kishte dërguar “70 dosje në organet e drejtësisë”, të cilat, sipas tij, janë hedhur poshtë të gjitha. Hoti i ka cilësuar këto veprime si “agjendë politike kundër LDK-së, Isa Mustafës dhe tij personalisht”.

Në përmbyllje, Hoti u shpreh se Sejdiu dhe ish-drejtuesit komunal “do t’i kishin shërbyer më shumë Prishtinës po të punonin për qytetin, në vend se të merreshin me dosje politike”, duke shtuar se projektet aktuale të kryetarit Përparim Rama ende bazohen në nisma të filluara gjatë qeverisjes së Isa Mustafës.

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka reaguar sot lidhur me diskutimet për blerjen e 51 autobusëve të rinj në vitin 2017, duke akuzuar qeverinë e atëhershme për “bllokadë të qëllimshme politike” ndaj Komunës së Prishtinës.

Sejdiu ka deklaruar se procesi për furnizimin me autobusë ishte zvarritur për dy vjet, nga 2015 deri në 2017, jo për arsye financiare apo mungesë dokumentesh, por “sepse projekti ishte i Prishtinës”, e cila në atë periudhë drejtohej nga Vetëvendosje, ndërsa pushteti qendror nga LDK.

Ai theksoi se autobusat u zhbllokuan vetëm pas reagimit publik, protestave dhe peticioneve të qytetarëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 479)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com