DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidentja partizane | Krasniqi: Po bën thirrje të kamufluar për pajtueshmëri kolektive për të shkeljen e Kushtetutës

24 Nëntor 2025
A A
Krasniqi: Një lider politik që s’e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit, sinjal alarmi për demokracinë
Share on Facebook

Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, tashmë deklarimet publike në përmbajtje i ka linjëzuar me Vetëvendosjen.

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” i sheh si përfshirje të hapur në procesin zgjedhor qëndrimet e ndara publike të Vjosa Osmanit.

Për më tepër, tha ai, Osmani brendarreshtash po bën thirrje “të kamufluar për pajtueshmëri kolektive për shkelje të Kushtetutës”.

Postimi i plotë:

Presidentja e vendit, e cila sipas Kushtetutës është garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve, po shfaq përfshirje të hapur në procesin zgjedhor, duke cenuar seriozisht rendin kushtetues.

Fillimisht, ajo ushtroi presion të drejtpërdrejtë për vendimmarrje politike ndaj Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me parimet e pavarësisë së gjyqësorit – veprim që çoi deri te pezullimi i nisjes së dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky zhvillim dëshmoi qartë se institucionet tona po humbin besueshmërinë te partnerët ndërkombëtarë.

Më pas, Presidentja ndërhyri në rendin kushtetues të themelimit të institucioneve përmes letrave drejtuar Kryetarit të Kuvendit për formimin e komisioneve parlamentare – një praktikë e paprecedentë që synonte të mbështeste narrativat e partisë në pushtet dhe të ndikonte procesin politik përtej kompetencave të saj.

Tani, ajo është shfaqur haptazi në fushatë zgjedhore duke fajësuar opozitën për bllokimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Në fakt, kjo përbënte një thirrje të kamufluar për pajtueshmëri kolektive për shkeljen e Kushtetutës, duke zhvendosur fajin nga ata që e prodhuan krizën tek ata që refuzuan ta legjitimonin atë.

Presidentja duhet të përmbahet nga çdo ndërhyrje në proceset zgjedhore dhe të përqendrohet në detyrimet e saj kushtetuese për muajt e mbetur të mandatit. Institucionet e shtetit nuk janë instrumente të fushatës politike – veçanërisht kur në krye të tyre qëndron figura që duhet t’i garantojë ato.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 480)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com