DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Esat Shala, arkivues i UÇK-së, reagon pas vdekjes së Behar Topillës: Iku dëshmitari kryesor i masakrës së Shavarinave, pa ia marrë asnjë dëshmi shteti i turpëruar i Kosovës

25 Nëntor 2025
A A
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

Screenshot

Share on Facebook

Sot ka ndërruar jetë Behar Topilla, shoku dhe miku i Esat Shalës, njëherit dëshmitari kryesor i masakrës së Shavarinave në Çikatovë të Vjetër, Drenas. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Esat Shala, arkivues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shala ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Topillës, duke akuzuar institucionet e Kosovës për neglizhencë të vazhdueshme ndaj krimeve serbe të kryera kundër popullit shqiptar.

“Nga kjo botë iku një shok dhe një mik i imi, Behar Topilla, dëshmitari kryesor i masakrës te Shavarinat, Çikatovë e Vjetër, Drenas. Iku nga kjo botë ky dëshmitar pa ia marr asnjë dëshmi shteti i turpëruar i Kosovës, i cili ka neglizhu gjithçka sa i përket krimeve serbe ndaj popullit tonë,” ka deklaruar Shala.

Ai shtoi se dhimbja dhe vuajtjet e Beharit kanë qenë të mëdha dhe gjithmonë të pranishme në komunikimet e tyre.

“Vuajtjet, dhimbjet dhe dëshprimet e këtij djaloshi janë në zemrën time, sepse çdo herë kemi komunikuar për dhimbjet dhe dëshprimet tona, të cilat kurrë nuk janë marrë parasysh nga askush. Behari iku nga kjo botë me një bagazh të madh të kësaj masakre dhe kjo është një humbje shumë e madhe për të gjithë ne,” ka thënë ai.

Vdekja e Behar Topillës përbën një humbje të madhe për familjen, shokët, komunitetin dhe të gjithë ata që kërkojnë drejtësi për krimet e luftës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 480)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com