DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Festat e nëntorit, Durrësi i preferuar nga kosovarët

29 Nëntor 2025
A A
Festat e nëntorit, Durrësi i preferuar nga kosovarët
Share on Facebook

Gjatë festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, po vihet re gjithnjë e më shumë një fenomen në lëvizjet turistike, kjo pasi siç raporton A2CNN, shumë shqiptarë të Shqipërisë zgjedhin t’i kalojnë pushimet jashtë vendit, ndërsa në të njëjtën kohë, Shqipëria mirëpret një numër të konsiderueshëm vizitorësh nga Kosova.

Përfaqësuesit e agjencive turistike thonë se  për shqiptarët e Shqipërisë, festat e nëntorit shihen si mundësi për të udhëtuar në destinacione të huaja, kryesisht qytete europiane dhe vende fqinje, ku ofertat janë të larmishme dhe çmimet shpesh më konkurruese, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, brenda vendit, tabloja është krejt tjetër.

Menaxheri i një resorti bregdetar, Blerim Norja, shprehet se gjatë këtyre ditëve bien në sy rezervimet e shumta nga Kosova.

Familjet kosovare zgjedhin bregdetin shqiptar për të festuar, duke e kthyer fundnëntorin në një periudhë të rëndësishme për turizmin e Shqipërisë, edhe pse jashtë sezonit veror.

Për të krijuar një atmosferë sa më festive, hotelet dhe strukturat akomoduese kanë përgatitur aktivitete të ndryshme, duke e bërë qëndrimin e vizitorëve më të këndshëm.

Edhe këtë vit, për festat e Nëntorit, institucionet shqiptare kanë veshur qytetin kuqezi, ndërsa janë planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore artistike.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 600)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 579)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com