DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtetet anëtare të BE’së pajtohen që t’ia zgjasin edhe për 2 vjet mandatin emisarit të dialogut Peter Sorensen

29 Nëntor 2025
A A
Shtetet anëtare të BE’së pajtohen që t’ia zgjasin edhe për 2 vjet mandatin emisarit të dialogut Peter Sorensen

Newly appointed EU Special Representative to Bosnia and Herzegovina, Danish diplomat, Peter Sorensen, speaks during a press conference after presenting his accreditation letters in Sarajevo, on September 9, 2011. AFP PHOTO ELVIS BARUKCIC (Photo by ELVIS BARUKCIC / AFP)

Share on Facebook

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që emisarit evropian për dialog, Peter Sorensen, t’i vazhdohet mandati, në përputhje me rekomandimin e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.

Këtë e kanë konfirmuar burime diplomatike në Bruksel, duke bërë të ditur se kësaj radhe diplomatit danez Sorensen do t’i zgjatet mandati për dy vjet shtesë.

Mandati i tij i parë ishte 13-mujor dhe skadon në fund të muajit shkurt. Pranohet se nuk ka pasur shumë lëvizje në proces, përveç disa takimeve në nivel të kryenegociatorëve. Megjithatë, mungesa e progresit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve u atribuohet kryesisht zhvillimeve të brendshme politike, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

BE-ja tashmë ka konfirmuar se Përfaqësuesja e Lartë e për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, synon organizimin e një takimi në nivel liderësh, por vetëm kur të krijohen kushtet e nevojshme për një takim të tillë.

Bashkimi Evropian vazhdon të insistojë se progresi në rrugën evropiane, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, varet drejtpërdrejt nga avancimi në procesin e dialogut.

Në takimin e dhjetorit të ministrave evropianë, pritet t’u rikujtohet palëve se, në mungesë të përparimit në normalizimin e marrëdhënieve, ato rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme.

Pavarësisht mungesës së takimeve në nivelin më të lartë politik, Bashkimi Evropian vazhdon t’u kërkojë Kosovës dhe  Serbisë përmbushjen e të gjitha detyrimeve të dala nga dialogu dhe zbatimin e marrëveshjes së vitit 2023, të arritur mes liderëve në Ohër.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 532)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (346)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com