DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestimet e kosovarëve në Serbi/ Syla: Kosova e pafuqishme – s’presim iniciativa nga Gërvalla për lirimin e tyre, ka ofenduar luftën

30 Nëntor 2025
A A
Arrestimet e kosovarëve në Serbi/ Syla: Kosova e pafuqishme – s’presim iniciativa nga Gërvalla për lirimin e tyre, ka ofenduar luftën
Share on Facebook

Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së, duke folur për arrestimet në Serbi të kosovarëve, qoftë ish luftëtarë apo jo të lirisë, ka kritikuar qasjen e institucioneve. Ai në një intervistë ka thënë se Kosova është e pafuqishme përballë Serbisë.

“Qasja, varësisht se kush i udhëheq institucionet e Kosovës apo diplomacinë tonë. Është e pafuqishme përballë Serbisë në këtë rast, pasi Serbia ka një diplomaci të fuqishme, e dini dhe rastin e një serbi në Rahovec që ofendoi luftën tonë, plot ambasada të vendeve mike në Kosovë reaguan për arrestimin e tij dhe kërkuan që menjëherë sa më shpejt të kryhen procedurat e të lirohet personi në fjalë, për ato fyerje që i bëri”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar Donika Gërvallën, e cila ka udhëhequr me diplomacinë e jashtme të Kosovës, për të cilën thotë se ka tentuar ta fyejë luftën e UÇK-së, e gjeneralët e udhëheqësit e luftës si “gjeneralë të vetëshpallur”, andaj nuk besojnë se ajo mund të ndërmarrë diçka në mbrojtje të qytetarëve të arrestuar në Serbi.

“Një gjë të tillë nuk ka fuqi shteti jonë ta bëjë, edhe po të dëshironte nuk ka mundësi por duke pasur parasysh faktin se kush udhëheq sot me Ministrinë e Punëve të Jashtme, zonja Gërvalla e cila asnjëherë nuk është ndalur duke provuar të na e fyejë luftën tonë çlirimtare, duke provuar të na e ulë rolin tonë si çlirimtar, duke i quajtur gjeneralët e udhëheqësit e luftës si “gjeneralë të vetëshpallur”, kështu nuk besojmë në seriozitetin e saj që të marrë ndonjë iniciativë qoftë për lirimin e ndonjë luftëtari të UÇK-së, qoftë ndonjë qytetari të Republikës së Kosovës, prandaj nuk besojmë që ka ndonjë rol të rëndësishëm këtu MPJ”, ka deklaruar Gazmend Syla.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 532)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (346)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com