DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Partitë opozitare pa koalicione në zgjedhje, VV-ja bashkë me një tubë partish të vogla

1 Dhjetor 2025
A A
Partitë opozitare pa koalicione në zgjedhje, VV-ja bashkë me një tubë partish të vogla
Share on Facebook

Vetëm Lëvizja Vetëvendosje nga partitë parlamentare ka vendosur të garojë në koalicion me parti të tjera në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Për dallim nga herët tjera, kur në listë të VV-së përfshiheshin kandidatët e partisë Guxo dhe Alternativës, në këto zgjedhje është vendosur për “Koalicionin Lëvizja Vetëvendosje”. Ky koalicion pos VV-së, Guxos e Alternativas, e ka edhe Partinë Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Lajmi është zyrtarizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditën e fundit të afatit për aplikim të partive për pjesëmarrje në zgjedhje.

Për dallim nga Lëvizja Vetëvendosje, partitë tjera parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur të hyjnë si të vetme në garë. E garës si e vetme këtë herë i ka hyrë edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, që në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e koalicionit me AAK-në, por që u ndanë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Paraprakisht kjo parti nuk kishte kaluar pragun prej 5 për qind.

Në këto zgjedhje janë paraqitur edhe dy koalicione të tjera: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).

Ndërkaq si parti të vetme në garë pos PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës janë edhe:. Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Kosova Demokratik Türk Partisi, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Srpska Lista, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK) dhe Kosovski Savez. Ndërkaq si iniciativa qytetare kanë aplikuar “Për socialdemokratët e ashkalinjve” dhe “Iniciativa Qytetare për Kosovë”. Kandidat i pavarur ka aplikuar Nexhmidin Sejdilar.

Sipas rregullave, koalicionet janë të pashkëputshme deri në përfundimin dhe certifikimin e zgjedhjeve.

Gjithashtu partitë që lidhin koalicion, nuk mund të përfshihen në lista të tjera, e as të garojnë në një listë të veçantë.

Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 600)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 581)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com