DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kallashnikovi i UÇK-së në koleksionin e ‘Imperial War Museum’ në Londër

4 Dhjetor 2025
A A
Kallashnikovi i UÇK-së në koleksionin e ‘Imperial War Museum’ në Londër
Share on FacebookShare on Twitter

Një armë e tipit kallashnikov e përdorur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë rezistencës së armatosur në vitet ’90, ka përfunduar në koleksionin e ‘Imperial War Museum’ në Londër. Jonathan Ferguson, ekspert i armëve, ka treguar se kjo armë është model shqiptar i prodhuar në vitin 1986, bazuar në versionin kinez Type 56.

Por një detaj e bën këtë kallashnikov të veçantë: në pjesën e drurit është gdhendur akronimi “UÇK” që sipas Ferguson përfaqëson një tipologji tipike që ruan një lidhje të drejtpërdrejtë me luftën në Kosovë dhe intervenimin e NATO-s në vitin 1999.

“Britania e Madhe u përfshi fillimisht duke kryer sulme ajrore, pastaj në terren si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s, dhe pikërisht gjatë këtij misioni, ose më saktë, përmes kësaj ndërhyrjeje, arritëm të siguronim këtë armë. Nuk i dimë detajet, nuk e dimë se kush e ka mbajtur këtë armë apo për çfarë është përdorur”, ka theksuar Ferguson, raporton AP.

Në koleksionin e muzeut, përveç armës të luftëtarit të panjohur të UÇK-së, ruhen edhe vizatime që reflektojnë përvojën e fëmijëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Një prej tyre tregon një luftëtar të UÇK-së në uniformë, i cili mban në duar një AK-47.

KATEGORITË

  • Botë (1 177)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 888)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (13)
  • rajon (4)
  • Showbiz (84)
  • Sport (159)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (993)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by:

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: