DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Më buzëqeshi dhe mbylli sytë”: Flet babai i 2-vjeçarit shqiptar që humbi jetën nga sulmi i qenit në Greqi

6 Dhjetor 2025
A A
“Më buzëqeshi dhe mbylli sytë”: Flet babai i 2-vjeçarit shqiptar që humbi jetën nga sulmi i qenit në Greqi
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Agios Leontas, Zakynthos, ku një fëmijë 18-muajsh u sulmua dhe humbi jetën nga një qen Pitt Bull.

Sipas raportimeve, fëmija ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij kur qeni i familjes e sulmoi papritur, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Djali im i vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël nuk është më”, tha babai i djalit për “Alpha” me një zë të shkatërruar, shkruan “BalkanWeb”.

Sipas informacioneve nga ERT, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes së tyre dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur Pitt Bulli, i cili e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Qeni ishte endacak, e kishin hedhur dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’u hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim. Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës.

Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot.

Autoritetet kompetente janë mobilizuar për të hetuar rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit po mbahen në paraburgim.

Mediat në Greqi raportuan se babai i fëmijës është shqiptar, ndërsa nëna angleze.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 593)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 348)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (342)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com