DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hill: Kurti duhet të dëgjojë më shumë palën tjetër në dialogun me Serbinë

9 Dhjetor 2025
A A
Hill: Kurti duhet të dëgjojë më shumë palën tjetër në dialogun me Serbinë
Share on Facebook

Ambasadori amerikan thotë se suksesi në negociata vjen nga kuptimi i pozicionit të kundërshtarit, jo nga imponimi i qëndrimeve.

Ambasadori amerikan Christopher Hill ka dhënë këshilla për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mënyrën se si duhet të qaset në dialogun me Serbinë.

Hill theksoi se Kurti duhet të dëgjojë më shumë dhe të përpiqet të kuptojë perspektivën e palës tjetër.

Hill u shpreh se çështja e Kosovës është tejet emocionale për Serbinë dhe se një negociator i mirë duhet fillimisht të dëgjojë para se të japë opinionin e tij. “Gjëja e parë që bën ti si negociator nuk është të japësh opinionin tënd. E para është të ulesh dhe të dëgjosh personin tjetër që po shpreh mendimin e vet, sepse nëse e jep opinionin tënd që në fillim, nuk e di realisht se kë ke përballë, çfarë mendon pala tjetër,” tha ai.

Sipas Hill, vetëm duke kuptuar se nga vjen pala tjetër mund të gjesh mënyrën e duhur për të paraqitur qëndrimin tënd në mënyrë efektive. Ai sugjeroi se kryeministri Kurti duhet të përmirësojë pikërisht këtë aspekt.

“Mendoj se z. Kurti duhet të bëjë punë pak më të mirë me të dëgjuarit dhe të kuptuarit e vështrimit të palës tjetër,” deklaroi ambasadori.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 580)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 280)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com