DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avioni përplaset me një veturë në autostradë në Florida, lëndohet shoferja

10 Dhjetor 2025
A A
Avioni përplaset me një veturë në autostradë në Florida, lëndohet shoferja
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e frikshme është regjistruar në Florida, ku një avion u rrëzua papritur mbi një makinë në autostradë, duke lënë një person të plagosur dhe duke shkaktuar panik mes drejtuesve të tjerë.

Pamjet tronditëse të publikuara në internet tregojnë momentin kur avioni Beechcraft 55 humbet lartësinë dhe bie mbi një makinë të tipit ‘Toyota Camry’.

Sipas autoriteteve, piloti kishte raportuar pak para aksidentit probleme me motorin, gjë që e detyroi të tentonte një ulje emergjente. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 të së hënës.

Shoferja e makinës, një 57-vjeçare, u dërgua me urgjencë në spital dhe, për fat të mirë, është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, piloti 27-vjeçar nga Orlando dhe pasagjeri i tij, po ashtu i ri nga Temple Terrace, i shpëtuan përplasjes pa asnjë dëmtim.

Të dy qëndruan në vend të ngjarjes, ndërsa patrulla e autostradës nisi hetimet për aksidentin e pazakontë.

“Pamë thjesht një avion të binte nga qielli. Kaloi shumë pak centimetra mbi makinën time”, tha një dëshmitar.

Fotot dhe pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e dëmtuar rëndë, si dhe avionin që ka humbur rrotën dhe pjesën e përparme gjatë goditjes.

Autoriteti Federal i Aviacionit (FAA) ka hapur një hetim të plotë për uljen emergjente, ndërsa edhe Patrulla e Autostradës së Floridës po zhvillon ekspertizën e saj.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi një avion tjetër i vogël kreu një ulje emergjente në një kryqëzim rrugor në DeLand, duke plagosur dy persona.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 439)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 031)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (246)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com