DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zgjedhjet e parakohshme, KQZ: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

11 Dhjetor 2025
A A
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes së fletëvotimeve nga Sllovenia, ku janë duke u shtypur, për të filluar me votimin jashtë Kosovës për votuesit që u regjistruan të votojnë përmes postës në zgjedhjet paralamentare të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha RTK-së se për shkak që këto janë zgjedhje të parakohshme që organizohen në periudhë të shkurtër kohore, votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve më 12 dhjetor, por të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

“Aktualisht janë duke u shtypur fletëvotimet për votuesit jashtë Kosovës, që i takojnë votimit me postë – dhe planifikojmë që ato të sillen në Kosovë gjatë ditës së premte, 12 dhjetor. Pasi këto fletëvotime të arrijnë në Kosovë, shërbimi votues do të përgatit pakot e veçanta për çdo votues dhe përmes kontraktorit do t’i dërgojë në adresat e votuesve. Për shkak se jemi në zgjedhje të parakohshme, është e vështirë që periudha për votimin përmes postës të fillojë sipas planifikimeve me datë 12 dhjetor dhe të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme”, tha Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Nga 77 mijë e 85 votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, pjesa më e madhe e tyre, 57 mijë e 829 prej tyre janë regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq mbi 19 mijë e 260 të tjerë për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Votimi përmes postës, sipas afatit ligjor, përfundon më 27 dhjetor. Në këtë ditë, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, mbahet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Sipas Elezit, ky votim do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës.

“Më 27 dhjetor, procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës. Sipas vendimit të KQZ-së, votimi do të zhvillohet në 23 ambasada dhe 14 konsullata. Numri i përgjithshëm i votuesve që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe në të cilat sipas vendimit të KQZ-së do të zhvillohet procesi i votimit, është 19,256”, tha ai.

KQZ-ja fillimisht kishte planifikuar që votimi jashtë vendit të zhvillohej në 50 përfaqësi diplomatike në 36 shtete, si dhe në 10 qendra votimi jashtë përfaqësive. Por, me vendimin e 10 dhjetorit të KQZ-së, duke u bazuar në të dhënat nga regjistrimi i votuesve dhe në aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe vendimin e PZAP-it, procesi do të organizohet vetëm në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 554)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 934)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (319)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com