DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

‘Licensimi i EFT-së së Vuk Hamoviqit nga njerëzit e Kurtit’: Bajrami kërkon aktivizimin e Prokurorisë

14 Dhjetor 2025
A A
Bajrami: Më 28 dhjetor vendi çlirohet nga mashtruesit
Share on Facebook

Berat Lahu, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ngritur akuza serioze ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe të emëruarve të tij në institucionet e energjisë. Në emisionin “Debat Plus”, Lahu ka folur për mënyrën se si, sipas tij, bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), i përzgjedhur nga qeveria Kurti, i ka dhënë licencën kompanisë EFT të biznesmenit serb Vuk Hamoviq.

“EFT, Vukhamoviçi në vitin 2015 nëse nuk gaboj e themelon një kompani në Kosovë – EFT dhe në dhjetor 2020 aplikon për licencim. Deri në atë kohë, deri në vitin 2020 kur KOST del nga konjeksioni me Serbinë, rryma ka kalu nëpër Serbi”, tha ai.

“Në momentin që KOST pavarësohet, Serbia e ndërpret mundësinë e qarkullimit të energjisë në kuptimin e ankandeve e kështu me radhë dhe Kosovës i duhet që të bashkëpunojë ose të shkëmbej rrymë nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Më 1 dhjetor, Komiteti merr vendim që KOST të pavarësohet, më 1 dhjetor Vukhamoviç aplikon për licencë në ZRrE dhe më 14 dhjetor zyrtarizohet dalja e KOST nga rrjeti interkonektiv me Serbinë dhe më 2 shtator, Ymer Fejzullahu i jep licencën EFT-së. Jo vetëm Fejzullahu por gjysma e Bordit të ZRrE-së në atë kohë zgjidhet nga Vetëvendosja, zgjedhen dy anëtarë dhe kryesuesi – që janë shumica; 3 nga 5 dhe ka vendimmarrje.” – shpjegoi Lahu.

Deklaratat e Lahut kanë nxitur reagimin e kandidates për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami:

“Kur KURTI bëhet Kryeministër LICENCOHET EFT-ja e Vuk Hamoviqit, pra në vitin 2021!

LICENCOHET nga Albin Kurti përmes të përzgjedhurve të tij në ZRRE.

Vendimi i parë i Bordit të ri të ZRRE-së që do zgjedhë Qeveria e votoj Kuvendi menjëherë pas zgjedhjeve duhet të jetë heqja e licencës EFT-së së Vuk Hamoviqit.

Shikojeni dhe dëgjojini faktet e Berat Lahut për licensimin e EFT-së së Vuk Hamoviqit, jo që nuk i kemi thënë ne, por tani mund t’i dëgjoni edhe nga dikush që ka deri dje ishte në LVV.

Prokuroria Speciale e Republikës duhet sa më shpejtë, me urgjencë, t’i shkojë deri në fund ”mafisë energjetike”.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 554)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 919)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (319)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com