DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Këndoi frazën “Jam Albini, pushkë me qitë”, Sibel Halimi i reagon Edona Llalloshit: Kujt do t’i drejtohen plumbat, artiste e dashur?!

14 Dhjetor 2025
A A
Këndoi frazën “Jam Albini, pushkë me qitë”, Sibel Halimi i reagon Edona Llalloshit: Kujt do t’i drejtohen plumbat, artiste e dashur?!
Share on Facebook

Sibel Halimi, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, e cila këndoi frazën “Jam Albini, pushkë me qitë” në një tubim, duke e cilësuar atë si provokativ.

Në reagimin e saj në rrjetin social, Facebook, Halimi theksoi se romantizimi i dhunës nuk ka vend në art dhe se arti duhet të jetë një forcë për paqe, jo një mjet për të nxitur dhunën. Sipas saj, vendit i nevojitet paqja dhe mirëqenia, jo glorifikimi i dhunës përmes muzikës. Halimi përfundoi duke thënë se kur arti humb këtë busull dhe shndërrohet në propagandë, ai nuk është më art, por një mjet manipulimi.

“Romantizimi i dhunës nuk është art Arti nuk është pushkë, as thirrje për të qëlluar. Arti është ndërgjegje, është pyetje, është dritë që e ndal dorën para dhunës. “Jam Albini, pushkë me qitë”, kujt do t’i drejtohen plumbat, artiste e dashur?! “Pushka” e artistit nuk duhet t’i drejtohet askujt si armë, por padrejtësisë si ide, frikës si sistem, dhe heshtjes si bashkëfajësi. Vendit i duhet paqja dhe mirëqenia, jo romantizimi i dhunës. Artisti ka përgjegjësi të mos bëhet jehonë e instinkteve të errëta, por zë i arsyes, i humanizmit dhe i shpresës. Kur arti humb këtë busull, ai pushon së qeni art dhe shndërrohet në propagandë”, shkroi Halimi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 554)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 917)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (319)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com