Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka dalë me një qëndrim të “fortë” kundër Listës Serbe, pasi ky subjekt politik mori komunat veriore të Kosovës në zgjedhjet lokale.
Bahtiri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka paralajmëruar se Lista Serbe nuk do të mund të bëjë “çfarë të dojë e kur të dojë”.
“Nëse Lista Serbe ka ardhë në krye të komunave të Veriut me mendimin se mund t’i kthej ngjyrat e flamujve serbë nëpër ulëset e palestrave të Veriut, E KA GABIM! Ky shtet ka rend e ligj dhe do të zbatohet pikë për pikë! E jo të bëjnë çfarë të dojnë e kur të dojnë”, ka shkruar Bahtiri.
