Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shqipe Pantina, u ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Klinës, duke i ftuar të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet sonte.
Pantina njoftoi se takimi do të zhvillohet në orën 17:30, në ambientet e “Jehona e Dukagjinit”, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit qytetar.
“Mirëmëngjesi, Klinë! Shihemi sonte në orën 17:30 në Jehona e Dukagjinit. Le të jehojë Klina sonte!”, ka deklaruar ajo.
